Rreth pesë javë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, i ishte nënshtruar një operimi në gju, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja, me anë të disa postimeve në Instagram, ku tregoi tërë procesin e rikuperimit.
“Kanë kaluar pesë javë, operimi ALC”, ka shkruar artistja.
Operacioni ALC ndryshe njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë.
Në këtë situatë të vështirë për Dafinën, duket se pranë i ka qëndruar partneri i saj, DJ Geek, i cili e shoqëroi edhe në spital dhe u kujdes për injeksionet./Insajderi.com
View this post on Instagram