
Ka disa ditë që Dafina Zeqiri po promovon këngën e saj “Duro”, këngë kjo që i kushtohet shëndetit mendor.
Ndonëse kënga është finalizuar, ajo ka lajmëruar se tani në plan janë edhe xhirimet për videoklipin e ri.
Xhirimet planifikohen të nisin këtë javë dhe Dafina është mirënjohëse se nuk do të ketë koreografi në videoklip, meqenëse do të ishte e pamundur për të, pas operacionit në gju.
Krijuesja e shumë hiteve muzikore nuk ka dhenë ende ndonjë datë se kur do të lansohet projekti më i ri i saj.
Ndërsa, “Mos shko” është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Yll Limani./Insajderi.com