Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri, shfaqet në skena ‘të nxehta’ nga vetura

Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri, shfaqet në skena ‘të nxehta’ nga vetura

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë.

Përveç koncerteve të shumta muzikore, ajo po punon edhe për të sjell këngë të reja.

Dafina së fundmi publikoi në rrjetin social Instagram, disa fotografi të reja që mesa duket janë realizuar gjatë xhirimeve të klipit të ri.

Ajo është shfaqur shumë provokuese duke pozuar në sediljet e pasme të një veture, ku shfaqet vetëm në të brendshme.

Këngëtarja ka vënë në pah linjat e saj atraktive dhe tatuazhet e shumta të realizuara përgjatë trupit.

“Ndryshim i shpejtë…skena e ardhshme”, ka shkruar Dafina Zeqiri në mbishkrimin e këtyre fotografive.

ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve, shumë prej të cilëve po e presin me padurim projektin e ri të saj.