Dafina Zeqiri: Nuk është turp të shkosh te psikologu

Dafina Zeqiri: Nuk është turp të shkosh te psikologu

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, u ka bërë thirrje fansave të saj që të kujdesen për shëndetin mendor, njofton Insajderi.

Ajo së fundmi përmes një statusi në Twitter, të cilin më vonë e ka shpërndarë edhe në InstaStory, ka shkruar se si shkuarja te psikologu nuk është turp, dhe se njerëzia duhet ta hedhin poshtë këtë stigmë.

“Nuk është ‘trup’ me shkua të psikologu. Nuk është ‘turp’ me fol për ankth e depresion! Nuk është ‘turp’ me qenë vetvetja dhe mos me ra në provokim të njerëzve të cilët nuk të respektojnë për atë që je!

Nuk është ‘turp’ me thonë NUK DUA! Dhe mu shpreh në qoftë se dikush t’ka keqpërdor”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja./Insajderi.com