Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re

Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar se bashkë me ekipin e saj janë në përmbyllje të projektit të ri, njofton Insajderi.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram në mëngjesin e së premtes, Dafina dhe ekipi i saj shihen duke realizuar videoklipin në një barkë në liqen.

Poshtë videos së hedhur artistja shkruan: “Mirëmëngjesi 🌞 në përmbyllje të projektit tonë të radhës! VVV pjesa 2 #JAPA me ekipin tim të pabesueshëm #moneymedia Mwuuah, paqi një fundjavë të bekuar”.

Ndërsa, “Duro” është kënga e fundit e këngëtares e lansuar më 13 mars 2021, e cila u prit mjaft mirë nga publiku./Insajderi.com