Dafina Zeqiri për video-lojërat serbe: “Krimet e luftës janë kthyer në lojë tashmë”

Dafina Zeqiri për video-lojërat serbe: “Krimet e luftës janë kthyer në lojë tashmë”

Platforma më e famshme e lojërave në Serbi është “Arma Srbija”, ku përdoruesit mblidhen për të luajtur njëkohësisht në kohë reale në internet. Ato janë të dizajnuara në këtë mënyrë që mund të simulohen edhe krimet e kryera në Kosovë, si mision për lojtarët, njofton Insajderi.

Më anë të një postimi në llogarinë e saj në instagram, edhe Dafina Zeqiri shprehë shqetësim të madh, se si një histori e dhimshme e një populli sot është thjesht një lojë që luhet mes miqsh.

“Krimet e luftës janë kthyer në lojë tashmë”, shkruan ajo.

“Në Serbi, ka komunitete online ku luajnë një lojë që paraqet ngjarje të jetës reale, ku protagonistët kryëjnë krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës, në mënyrë që të fitojnë lojën”, shkruan këngëtarja më tej.

“Të riprodhosh lojëra kaq të dhunshme dhe të pandjeshme ndaj një historie të kohëve të fundit, të dhimbshme, është e sëmurë. Mos mbetshin kurrë pandëshkuar veprat e liga”, përfundon Zeqiri.

Sipas një hulumtimi nga Radio Evropa e Lirë (REL), në internet mund të gjenden disa video-lojëra në të cilat simulohen konfliktet ushtarake, që kanë ndodhur në ish-Jugosllavi, e aty, shembull si operacionin ushtarak-policor “Stuhia”, i cili në jetën reale ndodhi në gusht të vitit 1995.

Në shkurt të vitit 2019, në platformën e lartpërmendur u publikua edhe misioni tjetër, “Operacioni Reçak”. Në jetën reale, 45 civilë shqiptarë u vranë në operacionin e policisë serbe në janar të vitit 1999 në Reçak. /Insajderi.com