Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Vuj vuj vuj”

Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Vuj vuj vuj”

Këngëtarja e njohur shqiptare ka prezantuar për publikun këngën më të re të saj.

“Vuj vuj vuj” mban titullin kjo këngë, e cila është R&B.

Kënga është punuar nga vet Dafina, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Dafina në bashkëpunim me kolegun e saj, reperin Elinel.

Ashtu si në çdo paraqitje tjetër, Dafina edhe këtë herë nuk i kurseu paraqitjet e ekspozuara në klipin e këngës.

Ajo shfaqet mjaft atraktive në disa prej skenave të këtij klipi, i cili i është besuar produksionit të njohur kosovar, Entermedia.

Dafina Zeqiri këtë vit ka qenë pa dyshim një ndër emrat më dominantë në industrinë e muzikës, me shumë projekte muzikore të publikuara, të cilat janë pritur mirë nga fansat e saj.