Dafina Zeqiri së shpejti bashkëpunim me reperin e njohur kosovar

Dafina Zeqiri së shpejti bashkëpunim me reperin e njohur kosovar

Dafina Zeqiri si duket nuk e ka ndërmend të ndalet, duke lansuar projekte të reja muzikore.

Ajo është duke sjellë këtë vere këngë të reja të cilat shumica janë në bashkëpunime më këngëtarë të njohur të estradës.

Pas dueteve shumë të suksesshme të sezonit të nxehtë, ajo e ka rezervuar një tjetër bashkim forcash me reperin e njohur nga Ferizaj, Butta.

Këtë e kanë lënë të nënkuptohet vet dy artistët përmes postimeve në rrjete sociale ku vetëm se kanë nisur të ‘ngacmojnë’ me idenë.

Ndryshe, Dafina ka publikuar projektin e ri të titulluar  “Llafe llafe” në bashkëpunim me reperin Lyrical Son.

Ndërsa, Buta ka treguar që është duke punuar në disa projekte të reja por nuk ka zbuluar më shumë detajë./Insajderi.com