Dafina Zeqiri tregon për herë të parë garderobën gjigante: “Asnjëherë mjaftueshëm”

Dafina Zeqiri tregon për herë të parë garderobën gjigante: “Asnjëherë mjaftueshëm”

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me ndryshimet e shpeshta të look-ut si dhe stilin e saj të veçantë.

Në të shumtën e rasteve, këngëtarja preferon veshjet sportive dhe duke iu përshtatur stilit të saj “gangsta”, edhe shumica e këpuceve të saj janë sportive.

Dafina ka një numër të madh atletesh, mirëpo në dollapin e këpucëve të saj nuk mungojnë as këpucët me taka.

Për herë të parë, këngëtarja ndau me ndjekësit në InstaStory dollapin gjigant të këpucëve, duke u shprehur se asnjëherë s’janë të mjaftueshme, megjithëse ne humbëm numërimin teksa i shihnim.

“Asnjëherë mjaftueshëm atlete. Por një femër ‘boss’ ka nevojë për çizme dhe taka”- shkruan Dafina në postim.