Rita Ora dhe Bebe Rexha janë zotuar për mbështetjen e tyre për familjet e goditura nga tërmeti i së martës në Shqipëri.
Fatkeqësia me magnitudë 6.4 që goditi afërsinë e Tiranës, ishtë më e fuqishmja që goditi vendin në dekada, shkruan DailyMail.
Rita dhe Bebe, të dyja shqiptare, shkruan mesazhe të përzemërta në Instagram për të prekurit dhe kërkuan ndjekësve të tyre të dhuronin të holla.
Rita, e cila aktualisht ndodhet në Tiranë, zbuloi se ka zgjedhur një familje për ta ndihmuar për për t’ia rindërtuar shtëpinë e tyre.
Ndërsa, Bebe përmes një videoje tha se ajo do të fluturojë në vend për t’i dhënë personalisht ndihmë të prekurve.