Daniel Craig ka një amanet për ‘James Bond-in’ e ardhshëm

Daniel Craig ka një amanet për ‘James Bond-in’ e ardhshëm

Daniel Craig po ndanë rrugët me franshizën e James Bond pas filmit “No Time to Die”, dhe ka një këshillë të vlefshme për pasuesin e tij, njofton Insajderi.

“Mos e dreqos”, tha prerë Craig në një paraqitje këtë të hënë në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, kur u pyet se çfarë këshille ka për “Agjentin 007” të ardhshëm.

Craig, 52 vjeçar ka luajtur rolin e agjentit në pesë filma që nga filmi “Casino Royale” i vitit 2006. Paraardhësit e tij përfshijnë Pierce Brosnan, Sean Connery, Roger Moore, George Lazenby dhe Timothy Dalton.

Aktori gjithashtu la një amanet për Bondin tjetër: “Është një gjë e bukur, e mahnitshme. Lëreni më mirë sesa e gjetët”.

James Bond i ardhshëm nuk është njoftuar megjithëse teori të ndryshme janë hedhur mes fansave. /Insajderi.com

Burimi: Fox News