Daniel Craig në rolin e James Bond në trailerin e ri të “No Time to Die”

Daniel Craig në rolin e James Bond në trailerin e ri të “No Time to Die”

Të martën, Universal Pictures ka lansuar trailerin e filmit të 25-të të filmit të James Bond, në të cilin aktori Daniel Craig luan për herë të pestë dhe të fundit si agjenti i famshëm britanez.

Traileri përplot me skena aksion, tregon agjentin Bond që tashmë ka dalë në pension, rekrutohet me kërkesë të Felix Leiter, për të ndihmuar të gjindet një shkencëtar i humbur.

Bond përfshihet në një mision të rrezikshëm që e fut atë në aventura të reja dhe në konflikt me antagonistin Safin (Rami Malek), që ka në duar në një teknologji të re të rrezikshme.

Në aventurën e re të James Bond, Dr. Madeleine Sëan (Lea Seydox) si bukuroshja fatale që kthehet si personazh nga filmi i vitit 2015. Aty përfshihet edhe Paloma, një personazh u ri të cilin e luan Ana de Armas.

Në film poashtu luajnë Naomie Harris, Ben Whishaw, Ralph Fiennes dhe Christoph Waltz./Insajderi.com