Të mbash një lidhje në distancë, është sinonimi i “vështirësisë”. Shtoi kësaj pandeminë dhe do ta gjesh veten duke thënë: paska edhe më keq.
COVID-19 – virusi i cili kaploi mbarë botën që në fillim të viti 2020, ka çrregulluar komplet sistemin e jetës për njerëzit anembanë planetit.
Shëndeti e ekonomia, u vunë në krizë. Shtetet po përballeshin me situata të paprovuara më herët dhe kufijtë u mbyllën. Me mbylljen e kufijve u shkaktuan plot probleme, dhe në listën e gjatë të telasheve, hyjnë edhe lidhjet në distancë.
Në mesin e çifteve që pandemia i la larg njëri tjetrit për muaj të tërë, janë edhe këngëtari Blero Muharremi dhe gruaja e tij, modelja Afrona Dika.
Cifti që u martua në shtator të vitit të kaluar, pak mundësi pati ta shijojë martesën sepse COVID-19, nuk la njeri të rrijë bashkë…
Afrona e përmalluar për bashkëshortin e saj, zgjodhi rrjetet sociale për ta ndarë mallin që ka për të, me të gjithë ndjekësit që ka në Instagram.
Se si po e përballojnë distancën çiftet, shkruan edhe gazeta amerikane Insider, transmeton Insajderi ‘shqiptar’.
Në një artikull të publikuar së fundmi, ata kanë analizuar jetën e tri çifteve që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Takimet e tyre të parapara të realizohen gjatë këtyre muajve që lamë pas, janë shtyrë deri në kohë të pacaktuar.
Madje ka edhe çifte të martuarish, që pandemia pavullnetshëm i la në distancë, meqë dikush prej partnerëve kishte udhëtuar për punë, dhe mbeti i bllokuar.
Por siç edhe ka thënë “ai i moqmi”, çdo e keqe e ka një të mirë!
Meqë jemi në vitin 2020, në epokën e informacionit, teknologjisë dhe ‘big data’, takimet virtuale janë një zëvendësim “I vobektë”, megjithatë një zëvendësim për takimet romantike që do i bënit po ta kishit afër njëri tjetrin.
Asgjë s’është e përhershme. Dashuria e vërtetë u mbijeton edhe kilometrave. /Insajderi.com