Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe komediani Bes Kallaku, janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Çifti i martuar që tani janë edhe prindër të një vogëlusheje me emrin Ajka, janë gjithnjë afër duke duartrokitur çdo arritje të njëri tjetrit, njofton Insajderi.
Kallaku sot po feston ditëlindjen dhe mbushi plot 35 vjet. Me këtë rast, Myrtezaj ndau disa fotografi të pa publikuara të çiftit. Çdo foto e shkrepur gjatë vjetëve që çifti janë bashkë, secila kishte nga një mbishkrim të ndjerë dhe shumë romantik nga ajo.
“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, shkruan Xhensila përkrah fotove me Besin.
Më poshtë ju sjellim fotografitë që Xhensila Myrtezaj ka ndarë në llogarinë e saj gjatë ditës së sotme. /Insajderi.com