Dashuria shqiptare për ‘Mercedesin’

Dashuria shqiptare për ‘Mercedesin’

Vetëm pak ditë më parë në kryeqytet u përurua një autosallon nga më modernët në Ballkan i “Mercedes Benzi”-it, i cili reklamon modelet më të fundit të super-makinës më të dashur nga shqiptarët.

Dhe padyshim që marka “Mercedes” është modeli më i preferuar jo vetëm i shqiptarëve poi marrë botës, por Shqipëria ka tani sallonin më të madh në Ballkan të ekspozimit dhe shitjes së automjeteve të gjigantit “Mercedes-Benz”, shkruan Mapo.al

Kjo është arritur nga kompania “Kastrati Group” dhe “Auto Star Albania Sh.A”, përfaqësues ekskluziv i markës prestigjioze “Mercedes-Benz” në Shqipëri.

Luksi dhe fjala e fundit e teknologjisë që “Daimler AG” dhe “Mercedes-Benz” nuk janë më ëndërr por realitet edhe në Shqipëri.

“U deshën mbi 13 milionë Euro që ky projekt madhështor të kthehej në realitet. Jemi krenarë që përfaqësojmë denjësisht Mercedes-Benz dhe moton e tij “The best or nothing”,- thotë Zv.Presidenti i “Kastrati Group”, Leonard Kastrati.