“Dashurinë mos ma merr”, Nora Istrefi publikon këngën kushtuar tradhtisë

“Dashurinë mos ma merr”, Nora Istrefi publikon këngën kushtuar tradhtisë

Nora Istrefi ka publikuar sot bashkëpunimin me Gjikon, një këngë që po pritej me padurim nga fansat që kur dyshja e njoftoi me anë të postimeve në rrjete sociale. Kënga mban titullin “Anna” dhe  Anna është pikërisht vajza që në këngë përpiqet t’i marrë partnerin Norës.

“O Anna dashninë tem ti mos e merr, e di që mundesh po s’është ‘fair’ (e drejtë)”, këndon Nora. Në një pjesë bardh e zi të klipit Nora shfaqet shumë e prekur dhe e mërzitur duke iu përshtatur tekstit të këngës.

Kënga  është pëlqyer shumë e kjo shihet nga komentet pozitive që ka marrë dhe mijëra shikimet në Youtube.