
Shumë prej figurave të njohura publike i kanë dhënë fund beqarisë së tyre.
Pjesë e shumë mediave rozë ishte kanagjegji i këngëtares Gresa Behluli e së fundmi edhe martesa e djalit të Remzie Osmanit.
Nesër do të jetë edhe një martesë tjetër, e kësaj radhe në familjen e presidentit Hashim Thaçi, i cili do të martojë djalin e vëllaut të tij, Kushtrim Thaçin.
Martesa e Kushtrim Thaçit me Edona Ahmetin do të mbahet në hotelin Emerald në Prishtinë.