fbpx

Dasmë me ish të të dashurit, këngëtarja e njohur flet për të ftuarit

Dasmë me ish të të dashurit, këngëtarja e njohur flet për të ftuarit

Fejesa e Jennifer Lopez me partnerin e saj, Alex Rodriguez, u kthye në ngjarjen më të bujshme të këtyre muajve, pas propozimit super romantik që Alex-i i bëri këngëtares.

Shumë shpejt, çifti do të kurorëzojë dashurinë me martesë dhe që tani kanë nisur përgatitjet e para për dasmën.

Madje, çifti e ka bërë gati listën e të ftuarve dhe Alex na befasoi të gjithëve me deklaratën e fundit për pjesëmarrësit në dasmën e tyre.

Partneri i këngëtares rrëfeu një intervistë në “GMA 3: Strahan, Sara and Keke” se pjesë e dasmës së tyre do të jenë edhe ish-partnerët e secilit.

“Sa më shumë, aq më mirë”- u shpreh Rodriguez dhe ne ngelëm pa fjalë!

Kjo nuk ishte parë ndonjëherë më parë dhe mezi po presim të shohim fytyrat e ish-ëve në dasmë, kur të shohin Jennifer-in dhe Alex-in si nuse e dhëndër!