Mbahet për shumë serioze, por edhe Victoria Beckham tallet nganjëherë me bashkëshortin e saj kur bën zgjedhje të çuditshme në veshje.
Këtë të diel që lamë pas, dizajnerja bëri shaka me këpucët që futbollisti zgjodhi në një dalje familjare, dhe tani ai është betuar për hakmarrje.
Gjithçka filloi kur çifti Beckham dhe dy nga fëmijët e tyre vizituan banorët e Londrës në Royal Hospital Chelsea gjatë fundjavës për të shënuar Ditën e Përkujtimit, njofton Insajderi.
Shumë nga ndjekësit e Beckhamit nxituan të theksuan se çizmet e gjera kafe të burrit të saj dukeshin si një zgjedhje e çuditshme.
Nëna e katër fëmijëve nuk mund të pajtohej me ta dhe postoi një foto të burrit të saj së bashku me Gaston nga “Bukuroshja dhe Bisha” në Instagram. “Gaston kërkon t’ia kthesh çizmet,” shkroi ajo, duke etiketuar Davidin.
Futbollisti e mori me sportivitet shakanë, por e bëri të qartë se ai do të priste shansin e tij për t’iu hakmarrë gruas.
“Kështu që gruaja ime vendosi të postonte fotografinë përpara se të më pyeste ose të priste nga fotografia çizmet që i zgjodha në minutën e fundit” shkroi ai në një postim në Instagram, duke shkruar, “Hakmarrja do të jetë e ëmbël”. /Insajderi.com