Debat për ligjin e rimëkëmbjes ekonomike – Arben Salihu, Eliza Hoxhës: “Sen s’ki bo”

Debat për ligjin e rimëkëmbjes ekonomike – Arben Salihu, Eliza Hoxhës: “Sen s’ki bo”

Së fundmi në profilin e tij, artisti, Arben “Ringo” Salihu, publikoi një status në lidhje me mos-votimin e ligjet për rimëkëmbjen ekonomike, njofton Insajderi.

Duke ditur se ka plot shokë e shoqe deputetë në rrjetin social, ai shkruan: “Kam shokë e shoqe deputetë këtu në FB. PSE NUK JENI KAH E KALONI LIGJIN PËR RIMËKAMBJE?!”

Ndër disa reagime në statusin e tij, ishte edhe ai i deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha. “Gjysma me Covid janë”, shkruan ajo.

“Eliza Hoxha, të lutem. Ai ligj është moti tu u sillë. Kape ni megafon, mos u nal deri të votohet! Ja dil prej aty, le atë punë krejt, hajde këndojmë!”, ia kthen këngëtari.

Nuk shkoi shumë dhe Hoxha i ktheu përgjigje duke kritikuar diskursin që artisti përdori në komentin e tij.

“Mbledhi qeverinë në mundsh… e mandej… Ky diskursi ofendues si pak më parë na ka sjellë këtu”, shkruan deputetja duke iu referuar replikës së parë të këngëtarit. “Këndojmë tanë ditën që don… kur t’i kuptoni rolet dhe përgjegjësitë drejt”, përfundon ajo.

Këtij komenti, Salihu i ktheu përgjigje duke shkruar: “Covidi ka emër: Genc, Teuta, Merita, Arben, Sanije, Ahmet, Lekë. Nuk ta kanë qu votuesit në parlament me dalë në foto. Nëse nuk ki me qenë zjarr për me u kalu ky ligj, me bë çmos, e qe nuk ia del, me lanë atë muhabet”.

“Ki me u mbajtë mend si deputete e pandemisë në Kosovë. Nuk do ia dëshiroja këtë as armikut më të madh”, vazhdon Salihu.

Sa i përket, diskursit ofendues që përmendi Hoxha, ai i replikon, “Cfarë diskursi ofendues bre? Lej trpat! A po e sheh situatën ti? Sen s’ki bo! Plus, po gjenë arsyetime kot. Mendon ti që po na bëni nder duke votuar ligjin? Jo, më vjen keq, ju thjesht po bëni atë dreq pune tuajën. Të lutem mos fol më, se po më kërset filmi mandej. Kursem”.

Pas komentit të fundit të Salihut, deputetja Hoxha nuk i ktheu më përgjigjen. Më poshtë mund të shihni shkrepjen e bisedës së dyshes. /Insajderi.com

No description available.