Katër ditë më parë, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Robert Berisha dha lajmin se nëna e tij Teuta, kishte ndërruar jetë, njofton Insajderi.
View this post on Instagram
Ikja e zonjës la të pikëlluar tre djemtë e saj, Polinikin, Robertin dhe Patris Berishën. Në mesin e shumë ngushëllimeve që morën, trishtimin për vdekjen e ish-vjehrrës e shprehën edhe artistet, Tuna dhe Nora Istrefi.
Lexo edhe: “Nora Istrefi dhe Tuna shprehin ngushëllime për vdekjen e ish-vjehrrës së tyre”
Këto ditë zie ishin të vështirë për Robertin i cili njoftoi papritmas se emisioni i tij “Robi plaket kur do vetë” do të shkojë në pauzë sezonale dhe do të rikthehet në shkurt.
Gjatë katër ditëve që kaluan, Berisha e kujtoi të ëmën me disa postime në llogarinë e tij në Instagram. Ai ndau edhe një thënië të shkrimtares turko-britanike, Elif Shafak.
“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ata marrin leje të veçantë nga Zoti për të qëndruar ca më gjatë dhe për të parë fëmijët e tyre, pa marrë parasysh se çfarë ka kaluar mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme”.
Sot gjatë ditës, ai publikoi edhe një tjetër fotografi me nënën e tij për të shprehur edhe njëherë pikëllimin që i la vdekja e saj.
“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë. Por nuk e di se ti gjithnjë do të jetosh në kujtesën time. Më mungon”, shkruan ai në një tjetër postim. /Insjaderi.com