Defekti i mistershëm i Nënës Terezë

Një fotografi në të cilën në plan të ngushtë shihen gishtërinjtë e këmbës së Nënës Terezë, ka shpërfaqur një defekt fizik të Shën Terezës.

Defekti i mistershëm i Nënës Terezë

Është një defekt krejtësisht i parëndësishëm krahasuar me figurën dhe trashëgiminë që ka lënë pas, por megjithatë në ditën e shenjtërimit të saj është bërë aktuale.

Nëna Terezë ka pasur gishtërinjtë  e këmbës të deformuar por ajo që mbetet mister është arsyeja e këtij deformimi.

Ajo çfarë dihet është se ky deformim nuk ishte me të lindur e as pasojë e ndonjë aksidenti.

Misioni në të cilën ajo punonte pranonte si donacion këpucë të përdorura që t’i shpërndante tek ata që kanë nevojë.

Historia e këtij deformimi sipas të dhënave nga disa shkrime të gazetës zyrtare të Vatikanit për jetën dhe udhëtimet e Nënës Terezë, lidhet me faktin e punës së Nënës Terezë në gjetjen e këpucëve.

gishti

Bërja e kësaj pune, sistemit të këpucëve të vjetra besohet të jetë një nga arsyet e këtij deformimi të gishtërinjve të Nënës Terezë, por asnjë e dhënë mjekësore nuk ekziston për këtë deformim, i cili megjithatë nuk ka qenë pengesë për misionin bamirës të Nënës Terezë.

E lindur në Shkup të Maqedonisë, Nëna Terezë, shqiptare e lindur por e përkushtuar për të varfrit në botë, ajo është shenjtëruar të dielën e 4 shtatorit në një ceremoni në Vatikan.