Teksa të gjithë po prisnin një këngë të re nga Elvana Gjata këtë të premte, ajo njoftoi se “Çelu” nuk është titull kënge, është titulli i mini-albumit të saj të ri, njofton Insajderi.
Mini-albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat për momentin janë të lansuara vetëm në rrjetin “Spotify”.
Këto projekte janë kryesisht të zhanrit baladë; “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut” janë këngët më të reja të këngëtares, të cilat shumë shpejt do të vijnë të gjitha edhe të vizualizuara në “Youtube”.
Klikoni KËTU për qasje më të shpejtë në llogarinë e saj në Spotify. /Insajderi.com