Pas publikimit të këngëve “Buzt e kuqe” dhe “Pate” në bashkëpunim me Lumi B, fansat e Yll Limanit ishin edhe më të etur për prurje të re muzikore.
Është në natyrën e këngëtarit të tregohet më misterioz sa i përket materialeve të reja muzikore.
E së fundmi ai ka ndarë një video të shkurtër, që paraqet një copëz të këngës së tij të re. Nëse i hedhim një sy postimeve të tij në Twitter, ai ka që nga tetori, që ka hedhur shenja sinjalizuese për këngën e re.
Shembull, si ky postim i 28 tetorit që nuk ka asnjë kontekst, ku shkruan vetëm “Leje”. Me videon që këngëtari postoi, vetëm tani e kuptojmë se ky do të jetë titulli i këngës së re.
Teksa ndodhet në makinë, artisti i mirënjohur ka vendosur në sfond “Leje” duke xhiruar veten në pasqyrën e retrovizorit.
“Se me t’pas dasht, nuk t’kish lon vet për shok që nuk i ka përnime, për femna as sa gjysma jote. Ti s’je bota e tij, ai osh bota jote. Amo leje…”, është kjo një pjesë e tekstit që mund të dëgjohet në video.
Këngëtari nuk ka ndarë detaje më konkrete sa i përket lansimit të saj, por shumë fansa shpresojnë se do të jetë kjo kënga e fundit për 2020-tën. Kështu kishte vepruar edhe vitin e kaluar, kur pa asnjë paralajmërim, ai kishte publikuar këngën “Engjëj” me 28 dhjetor. /Insajderi.com