Shaban Lushtaku është ndalur për 48 orë në Policinë e Kosovës. Ai është arrestuar të mërkurën rreth orës 18:00. Një natë më parë ishte intervistuar. Arsyeja e intervistimit: Pse kishte shkuar në banesën e shefit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Blerim Dina.
Arrestohet kushëriri i Sami Lushtakut për kërcënim të shefit të OSHP-së
Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur, avokati i Shaban Lushtakut, Ilir Rama, i cili konfirmoi se arrestimi i klientit të tij, është bërë për arsyen që lidhet me videon e publikuar nga Insajderi dhe pretendimet e Dinës se ai ishte ndalur në një rrugë në Prishtinë, pikërisht nga Lushtaku dhe biznesmeni Naim Sallahu.
“Klienti im ka folur vetëm para një nate, ndërsa sonte është dorëzuar në heshtje”, thotë Rama.
Avokati i Shaban Lushtakut, i ka treguar Insajderit, deklaratën që klienti i tij e ka dhënë në Polici në lidhje me rastin.
“Klienti im dhe z.Dina njihen moti, qysh para dhjetë viteve”, thotë avokati Rama.
Ai madje prezanton edhe një fotografi, në të cilën pretendon se janë së bashku, Shaban Lushtaku dhe Blerim Dina.
“Para më shumë se 7-8 viteve ata njihen. Kanë punuar së bashku në Ministrinë e Punëve të Brendshme në sektorin e IT-së”, thotë Rama.
Shefi i OSHP-së: Jam kërcënuar nga një biznesmen dhe një kushëri i Sami Lushtakut
Ai thotë se Shaban Lushtaku nuk shkoi në banesën e Dinës, që ta merrte me zor për të pirë kafe.
Pretendimet e Dinës janë se Shaban Lushtaku i shkoi në banesë dhe i kërkoi që më zor të dilnin për kafe dhe të takoheshin me Sami Lushtakun, kryetarin aktual të Skenderajt, i cili para dy dite, mohoi akuzat e përfshirjes në këtë ngjarje.
Gjashtë orët e tmerrit për shefin e OShP-së: Frikësimi, Sami Lushtaku dhe tenderët milionësh
Avokati Rama, thotë së bazuar në deklaratën e klientit të tij, Shaban Lushtaku i kishte kërkuar të pinte kafe vetëm me të.
Biznesmeni Sallahu për shefin e OSHP-së: Është njeri i shitur
“Klienti im i ka kërkuar që të takohet personalisht me të, jo edhe me Sami Lushtakun”, thotë Ramaj për Insajderin.
Ramaj thotë se klienti i tij e ka pranuar se ka qenë ai që shihet në videon e siguruar nga Insajderi.
Video Ekskluzive nga kamerat e sigurisë: Frikësimi i shefit të OSHP-sëhttp://www.insajderi.com/hulumtime/gjashte-oret-e-tmerrit-per-shefin-e-oshp-se-frikesimi-sami-lushtaku-dhe-tenderet-milionesh/
Posted by Insajderi on Tuesday, 17 October 2017
“Nuk ka qenë një vizitë në aspektin e kërcënimit por si shok i ka shkuar të thërras që të takohet. Shaban Lushtaku ka qenë disa herë tek banesa e Blerim Dinës e po ashtu edhe Dina tek banesa e Lushtakut”, thotë avokati i tij.
“Dina sipas klientit tim, e ka hapur derën dhe më pas ka refuzuar të takohet e pas kësaj klienti im ka dalë nga ndërtesa”, shton ai.
Ramaj ka mohuar edhe pretendimin e Dinës, se Lushtaku e kishte ndaluar atë në një rrugicë, disa minuta para se ti shkonte tek banesa.
“Nuk e ka ndalur në rrugë. Direkt ka shkuar tek banesa”, ka thënë Ramaj.
Sami Lushtaku flet për akuzat e Dinës: Nuk e njoh as biznesmenin
“Shaban Lushtaku dhe Blerim Dina janë takuar edhe më herët në OSHP”, ka thënë Ramaj.
E kur është pyetur se cila ka qenë arsyeja pse Shaban Lushtaku ka kërkuar takim me Dinën, duke i shkaur tek banesa, avokati i Lushtakut ka thënë të mos e dijë arsyen
“Mua nuk më ka thënë që ka të bëjë me tenderin që është përfolur. Thjesht ka pasur të bëjë me arsye të tjera”, ka thënë Ramaj.
Tenderi 21 milionësh për të cilin Dina thotë se u kërcënua nga biznesmeni dhe kushëriri i Lushtakut
Tenderi në fjalë është 21 milionësh dhe i kontraktuar nga Minsitria e Infrastrukturës për ndërtimin e një pjese të autostradës “Prishtinë-Gjilan”. Këtë tender e kishte fituar kompania “Sallahu” por që 13 kompani të tjera janë ankuar. Eksperti i OSHP-së sipas informacioneve që ka siguruar Insajderi ka rekomanduar anulimin e këtij tenderi, e Lushtaku me Sallahun sipas Dinës, i kanë bërë presion që vendimi i OSHP-së të mos e marrë parasysh rekomandimin e ekspertit. Kësisoj tenderi të mos anulohet, dhe kompania “Sallahu” të fitoj tenderin 21 milionësh./Insajderi.com
Një ditë pas kërcënimit, shefi i OSHP-së shkoi në punë i shoqëruar nga familjarët