Deklarata ‘shokuese’ e ish-agjentit të CIA-s: Unë e vrava Bob Marleyn

Deklarata ‘shokuese’ e ish-agjentit të CIA-s: Unë e vrava Bob Marleyn

Një ish-agjent i CIA-s po pretendon se ka vrarë yllin e “reggae”, Bob Marleyn.

Bill Oxley pranon se ka vrarë Bob Marleyn, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Legjenda e “reggae” vdiq tragjikisht në moshën 36 vjeçare, jeta dhe karriera e xhamaikanit u ndërprenë si pasojë e një beteje katërvjeçare me kancerin.

Megjithatë, pretendimet e habitshme kanë dalur nga ish-agjenti i CIA-s, ku pranon se është përgjegjës për vrasjen e tij.

76 vjeçari, Bill Oxley thotë se vrasja e Marleyt ishte në mesin e 17 vrasjeve bërë për qeverinë amerikane mes viteve 1974-1985, në kohën kur siç thotë Bill “CIA ishte vetë ligji”.

Në një intervistë të shpërndarë në internet, ai thotë se nuk kishte asnjë problem për procedimin e vrasjes së Bob Marleyt.

“Isha patriot, besoja në CIA dhe nuk pyeta për motivet e agjencisë. Unë gjithmonë e kam kuptuar se ndonjëherë sakrificat duhet të bëhen për të mirën e përgjithshme”, thotë ai.

“I dhashë atij një palë atlete. Numri 10. Kur ai provoi t’i mbathte, bërtiti ‘OUUCH’. Kjo ishte. Jeta e tij ishte e mbaruar aty. Këpuca ishte me viruse të kancerit dhe bakterie”, deklaroi ai.

Oxley thotë se ai mbajti kontakte të ngushta me Marley gjatë viteve të fundit të jetës së tij, duke u siguruar që këshillat mjekësore që ai mori në Paris, Londër dhe Shtetet e Bashkuara “do të shpejtojnë vdekjen e tij në vend që ta kurojnë atë”.