Deklaratat e Kanye West shtynë një çift drejt ndarjes

Deklaratat e Kanye West shtynë një çift drejt ndarjes

Meek Mill zbuloi të dielën, 26 korrik, se ai dhe e dashura Milan Harris i kanë dhënë fund lidhjes, ditë pasi Kanye West akuzoi bashkëshorten e tij Kim Kardashian për tradhti me reperin, shkruan US Weekly, transmeton Insajderi.

“Unë dhe Milan vendosëm të mbetemi miq dhe ta rrisnim e edukojmë fëmijën tonë si prindër të ndarë… prapë kemi dashuri të çmendur për secilin, por të dy arritëm në një përfundim!”, shkroi reperi në një postim në Twitter.

Meek Mill & Milan Rouge Harris Split After Baby – Hollywood Life

Ndarja e çiftit erdhi disa ditë pasi West, 43 vjeçar, pretendoi në një postim tashmë të fshirë, se ai “ishte përpjekur të divorcohej që kur Kim u takua me Meek” në hotelin Waldorf-Astoria në LA për një ‘reformë burgu’.

Reperi pretendoi se bashkëshortja e tij e ‘teproi’ ku vendosi të kalojë kohë me Mill, dhe dukej sikur pretendonte se Kardashian e kishte tradhtuar.

Takimi që West po i referohej ndodhi në nëntor të vitit 2018, kur Kim Kardashian si avokate aspiruese dhe Meek Mill si vendas i Filadelfia-s morën pjesë në Samitin e Reformës në Drejtësinë Penale në L.A. /Insajderi.com