Dekorimet e Miley Cyrus nuk janë aspak të zakonta për një shtëpi – janë të turpshme madje

Dekorimet e Miley Cyrus nuk janë aspak të zakonta për një shtëpi – janë të turpshme madje
Burimi i fotografisë: Miley Cyrus/Twitter

Miley Cyrus, si gjithnjë befason me deklaratat e saj. Së fundmi në një intervistë ajo ka zbuluar se ka puthur Dua Lipën, dhe shprehu një dëshirë të hapur që ta puthte edhe këngëtarin Harry Styles, njofton Insajderi.

Në një tjetër intervistë, ajo ndau me të gjithë fansat e saj një fakt në lidhje me dekorimin e shtëpisë. Ajo zbukuron brendësinë e dhomave të saj me lodra seksi. Po, po lodra seksi, sepse është beqare dhe mund të bëjë ç’të dojë.

“Më pëlqejnë lodrat e seksit. I blej për veten time, por përfundoj duke i përdorur për dizajn të brendshëm. Seksi dhe dizajni i brendshëm janë shumë të lidhur bashkë në fakt”, është shprehur këngëtarja.

Duke reflektuar për tre ndarjet e saj publike me Liam Hemsworth, Cody Simpson dhe ish të dashurën Kaitlynn Carter, Miley ka shtuar: “Hera e vetme që më është dukur sikur kam aktruar në jetën time ka qenë në ato marrëdhënie që nuk po funksiononin më për mua. Kështu që unë i inkurajoj njerëzit të jenë të logjikshëm, mos u zhytni në emocione, bëni listën tuaj, shikoni se në çfarë po kontribuon dikush dhe çfarë po grabit nga jeta juaj dhe më pas merrni një vendim. Nëse nuk jeni të lumtur, lëvizini”.

Ajo ka qenë thuajse për një dekadë në një lidhje me Liam Hemsworth dhe pak muaj pasi u martua me të, vendosi të divorcohej. /Insajderi.com