Del e vërteta rreth dasmës së Bebe Rexhes

Del e vërteta rreth dasmës së Bebe Rexhes

Ditën e djeshme bëri bujë  disa foto të publikuara nga këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha ku ajo shfaqet e veshur si nuse, madje në përshkrim  të fotove tha se ishte dita më e bukur e jetës së saj.

Mirëpo, ashtu siç kishin aluduar dhe shumica e mediave dhe fansave, martesa nuki është e vërtetë pasi Bebe është duke xhiruar këngën e saj të re që do të jetë në bashkëpunim me Jax Jones. Sipas “ET”, kënga do të quhet “Harder” dhe siç ka lajmëruar ai në Tëitter xhirimet janë drejtë përfundimit.