Del libri i ri i sagës së Twilight – Midnight Sun dhe adhuruesve iu duket sikur kthehen në adoleshencë

Del libri i ri i sagës së Twilight – Midnight Sun dhe adhuruesve iu duket sikur kthehen në adoleshencë

Ka dalë në shitje libri më i ri i Stephenie Meyer, i cili e ritregon historinë e dashurisë mes vampirit Edward Cullen dhe të dashurës së tij Bella Swan.

Për dallim nga librat e kaluar, historia këtu tregohet prej perspektivës së Edward, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Fansat nostalgjik e mirëpritën librin i cili vjen 12 vjet pas historisë së parë.

Njëri nga fansat ka shkruar: “A jam person i rritur? Po. A jam i vetëdijshëm që Twilight mund është një libër pa pikë vlere letrare? Gjithashtu, po. Megjithatë unë do të lexoj Midnight Sun.”

Libri origjinal i Twilight ka dalë në vitin 2008, ndërsa në vitin 2015 Meyer kishte publikuar një version ku gjinitë e dy personazheve kryesore janë ndryshuar.

Sipas kritikëve, pjesa më e mirë e ketij libri është kur mund të vëzhgojmë Edward pa pikëpamjen e Bella’s, e poashtu ngjarjet që ndodhin në familjen e tij. Disa të tjerë poashtu pohojnë se ka më shumë material rreth karaktereve dhe se mund të kuptojmë peripecinë personale të Edward.”/Insajderi.com