Del lista e këngëtarëve shqiptarë që do të jenë në një skenë me Goran Bregoviq

Del lista e këngëtarëve shqiptarë që do të jenë në një skenë me Goran Bregoviq

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic në Festivalin e Birrës në Korçë ka ngjallur reagime të mëdha.

Pjesëmarrja e tij në këtë festë po kundërshtohet nga të famshmit shqiptarë, të cilët kanë hequr dorë nga performanca, si Dafina Zeqiri, Capital T, Dren Abazi dhe së fundmi Shemi i “Ilirëve” , i cili gjatë ditës së djeshme anuloj pjesëmarrjen e tij.

Ndërsa në anën tjetër, listës së këngëtarëve të cilët do të performojnë i shtohen tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica.

Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Prifti dhe Orgesa Zaimi.


Për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë Bregoviqin  duhet të pajisen me një biletë e cila kushton 1000 lekë.

Ndërkohë që ditën e djeshme “Birra Korça” u bëri thirrje Bashkisë së qytetit që të heqin biletën pasi Festa e Birrës është e qytetarëve dhe ata duhet ta shijojnë atë falas si çdo vit tjetër./Insajderi.com