Ka dalë traileri i filmit Dune, i cili është adaptim i novelës me emër të njejtë, të Frank Herbert të vitit 1965, me regji të Denis Villeneuve.
Në roli kryesor është aktori Timothee Chalamet si Paul Atreides, djali i një familje fisnike dhe Zendaya në rolin e Chani, me të cilin ai dashurohet dhe ka një lidhje misterioze.
Traileri na jep më shumë informata për shkretëtirën e rrezikshme të planetit Arrakis dhe krimbave të rërës që jetojnë aty dhe që i kemi parë edhe në versionin e filmit me të njejtin emër me regji nga David Lynch.
Oscar Isaac, Rebecca Ferguson, Josh Brolin, Javier Bardem e shumë të tjerë janë pjesë e filmit që do të shfaqet në kinematë e Anglosë më 18 dhjetor.
Zendaya e ka quajtur filmin “të pabesueshëm” dhe tani kanë dalë informata të tjera për filmin, sikur fakti që Villeneuve ka kaluar një vit të plotë duke dizajnuar krimbat e rërës, para se karantina të ja ndryshoj gjithë agjendën e filmit./Insajderi.com
Burimi: Dazed Magazine