Donaldi dhe Einxhil kanë pasur një debat të ashpër të martën.
Einxhel gjatë debatit akuzonte Donaldin se ai dhe vëllau i tij binjak Romeo e kishin hequr nga puna atë pasi ajo kishte bërë aksident dhe nuk kishte pasur mundësi të shkonte në punë.
Ndërkohë Einxhel gjatë shpjegimit tha se i kishte lajmëruar ata për aksidentin dhe pavarësisht kësaj është larguar nga puna.
Pas kësaj ka pasur reagime të ndryshe, ku më pas është publikuar edhe një video ku ajo del në kundërshtim me vetën.
Einxhel tre muaj më parë i kishte shpjeguar historinë Monikës ku edhe kishte thënë se e kanë hequr nga puna pasi ajo kishte bërë aksident por që nuk i kishte lajmëruar ata, madje ajo kishte thënë se nuk kishte arsye pse t’i lajmëronte.
Ndërkohë gjatë spektaklit të së martës, ajo tha se i kishte lajmëruar për aksidentin.
Në këtë mes nuk dihet se kush është duke treguar historinë e vertëtë./Insajderi.com