Demi Lovato: “Humba virgjërinë përmes përdhunimit”

Demi Lovato: “Humba virgjërinë përmes përdhunimit”
Burimi i fotografisë: OBB Media

Këngëtarja, Dmei Lovato ka folur hapur për problemet e saj me depresionit, alkoolin dhe vetë-dëmtimin, në dokumentarë të mëparshëm si “Stay Strong” në vitin 2012 dhe “Simply Complicated” në vitin 2017.

Asnjë nga filmat e mëparshëm nuk ka përgatitur shikuesit për dokumentarin e ri të këngëtares që ka titullin “Dancing With the Devil”, që detajon mbidozën e saj gati fatale në vitin 2018, njofton Insajderi.

Përgjatë dokumentarit të ri, 28-vjeçarja, përpiqet të pajtojë traumën e fëmijërisë të sjellë nga babai i saj i ndjerë i cili ishte abuziv me nënën e saj, si dhe presionet e famës në moshë të re.

Lovato u bë e famshme në filmin e Disney Channel “Camp Rock” me Jonas Brothers, i cili u shfaq në qershor vitit 2008 kur ajo ishte vetëm 15 vjeçare. Rreth asaj kohe, Lovato dhe yjet e tjerë të Disney Selena Gomez, Miley Cyrus dhe Jonas Brothers të gjithë kishin vënë unaza të pastërtisë, duke simbolizuar që ata do të rrini larg seksit paramartesor.

“Kam humbur virgjërinë time në një përdhunim”, thotë Lovato në dokumentar. “Ne ishim bashkë, por por thashë: ‘Hej, kjo nuk do të shkojë më larg, jam e virgjër dhe nuk dua ta humbas në këtë mënyrë “. Dhe kjo nuk kishte rëndësi për të, ai e bëri gjithsesi. I thashë vetes se ishte faji im, sepse unë shkova në dhomë me të, unë isha me të”.

“Unë isha një pjesë e asaj turme Disney që publikisht tha se po prisnin deri në martesë,” vazhdon ajo. “Nuk herën e parë romantike me askënd, nuk ndodhi për mua”.

Lovato thotë se ajo kurrë nuk e bëri publike përvojën e saj, pjesërisht për shkak të asaj se si Rihanna u fajësua pasi Chris Broën e sulmoi atë në vitin 2009. Ajo thotë se u përpoq t’i tregonte dikujt për atë që i ndodhi, por përdhunuesi i saj nuk dha kurrë përgjegjësi. /Insajderi.com