Demi Lovato në lidhje me një vajzë?

Demi Lovato në lidhje me një vajzë?

Spekulime për një lidhje po qarkullojnë mes fansave të Demi Lovatos dhe Noah Cyrus. Thashethemet nisën pasi të dyja bashkëpunuan për këngën e Demi-t “Easy”, që do të jetë pjesë e albumit të saj të ri, njofton Insajderi.

Sipas disa burimeve, revista Page Six shkruan se të dyja kanë kaluar shumë kohë bashkë edhe pasi përfunduan këngën.

“Ato janë shumë të afërta dhe po shoqërohen”, tha një burim për gazetën duke sugjeruar që të dyja janë në një lidhje romantike.

Sidoqoftë, një burim afër Demi-t ka mohuar thashethemet duke thënë: “Ato darkojnë nganjëherë bashkë, por nuk janë në një lidhje romantike”, duke shtuar më pas, “Ato u bënë bashkë për këtë këngë si shpejt e shpejt dhe shoqëria ka mbetur”. /Insajderi.com