Demi Rose ‘ta çon peshë’ edhe Arabinë, vjen me poza provokuese nga ky vend

Demi Rose ‘ta çon peshë’ edhe Arabinë, vjen me poza provokuese nga ky vend

Ajo që konsideron se të jesh person i sjellshëm të bënë të bukur, pavarësisht se si dukesh, për vete i gëzon të dy këto virtyte.

Modelja me prejardhje nga Mbretëria e Bashkuar, të martën e kësaj jave ka sjellë për dashamirët e saj një imazh ku vë në pah bukurinë e saj dhe linjat e bujshme trupore po ashtu, shkruan Insajderi.

MOS E HUMBISNI > Kështu e nxori jashtë diskotekës motrën e vet, Ermal Fejzullahu!

E shtrirë në një shtrat të mbuluar me çarçafë e jastëk të bardhë, ajo ka shkëlqyer në sesionin e fundit të realizuar në një prej shteteve më të njohura arabe, në Jordani.

Sfondi që shihet në fotografi, është një mrekulli e natyrës ndonëse është  vetëm një luginë e shkretë që mbanë emrin “Wadi Rum” e që ndryshe njihet edhe si “Lugina e Hënës”.

© Demi Rose [instagram]

Demi Rose u pa e veshur me të brendshme që janë prodhim i markës botërore “Fashion Nova” të cilat në fakt duken shumë sportive për t’u veshur në një vend si “Lugina e Hënës” por që i shfaqen në mënyrë të përsosur linjat trupore të modeles, kjo s’do koment.

“Jeta këtu në Mars” – ka qenë përshkimi që ajo i ka bërë imazhit të publikuar disa orë më parë e me të cilën ka arritur të marrë mbi 500-mijë pëlqime.

/ © Insajderi /

Review me Ermal Fejzullahun / Tregon rastin se si e kishte çarë kokën

© Demi Rose [instagram]