Dënohet artisti kosovar nga policia

Dënohet artisti kosovar nga policia

Këngëtari i njohur, Neki Emra, ka bërë të ditur se të enjten e 3 qershorit është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe është gjobitur.

Ai e bëri të ditur se u dënua për përdorim të navigacionit në telefon, (hartës në google).

Derisa ai ka përmendur se gjatë gjithë udhtimeve të tij mbarë shteteve të botës e ka përdorur aplikacionin, por që kurrë nuk është dënuar.

“Dje policia më dënoi për përdorim të navigacionit në telefon (google maps). Kam shëtit Amerikën, Evropën, Anglinë e shumë e shumë vende nëpër botë. Taxi, Uber, Lyft e njerëzit e njofshëm që më kanë vozitur, duke më përfshirë edhe mua që kam vozitur gjysmën e Evropës, kanë përdorur google maps në telefon për adresa dhe orientim. Oj Kosovë o nana ime!”, ka shkruar artisti në një status në Facebook. /Insajderi.com