Deputeti shqiptar: Edi Rama po hakmerret ndaj Stresit – kokainën ai e përdor vetë

Deputeti shqiptar: Edi Rama po hakmerret ndaj Stresit – kokainën ai e përdor vetë

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar për ndalimin e reperit Arkimend Lushaj (Stresi) nga policia, pasi në lokalin ku qendronte u gjet kokainë. Sipas deputetit Boçi kjo është hakmarrje e Ramës ndaj këngëtarit që e ka kritikuar shpeshherë publikisht. Po kështu Boçi e lidh ndalimin e Stresit edhe me të atin, Sali Lushaj, ish-truproja i Berishës që u akuzua si organizator i protestës në Rrugën e Kombit.

Por, jo pak e habitshme është shprehja e deputetit demokrat se Stresi e merr ndonje “vizë” se është artist, ndërsa shton se Rama është vetë përdorues droge.

Statusi i plotë në facebook i deputetit Luçiano Boçi

Stresi i Ramës quhet STRESI

Jo në një rast këngëtari i njohur e ka sfiduar Ramën.

Njëherë me arratisje. Shpesh me deklarata thumbuese e të drejpërdrejta.

Rama e di mirë që ato ndikojnë shumë në rrënimin e figurës së tij tek rinia.

Prandaj nuk është fare i qetë për këtë.

Megjithëse Rama ka bërë shpesh ndaj Stresit “të padëgjuarin”, atë hakmarrësin e vogël që i gëlon në shpirt e ka aktivizuar gjithmonë dhe stresi i është shtuar.

I akuzoi të atin vetëm para pak ditësh, në kazanët e tij, se ishte organizator në protestën e Kukësit dhe tani godet vetë këngëtarin.

Angazhoi forcat speciale, agjentët, policinë, sejmenët e soj e sorollop, m.q.s Stresi siç e ka pranuar dhe vetë si artist që është, e bënte ndonjë vizë me raste festash, vetëm e vetëm ta arrestonte.

Unë habitem si nuk organizon po kaq forca me kap ato që e fusin kokainën në Shqipëri dhe që e shpërndajnë.

Sa për përdoruesit, nuk po bëj moralistin, nuk jam dakort me atë çka ato bëjnë.

Por ama përdoruesi më zyrtar në vendin tonë që dihet dhe botërisht është vetë kryeministri.

Por ky nuk ndalohet e arrestohet nga “policët”.

Ky nderohet!????

Po e them këtë që mos më akuzojnë pastaj për moskallzim krimi, siç ja bënë dhe Stresit.