Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, nuk është e njohur vetëm për profesionin që tani e ushtron.
Ajo para se të bëhej pjesë e skenës politike, ishte marrur me profesionin e aktores. Në disa skeçe humoristike e seriale komike deputetja e PDK-së kishte luajtur role të ndryshme.
Insajderi ka siguruar një fotografi të saj gjatë një roli në një skeç komik gjatë viteve të para të pasluftës.