Deputetja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Deputetja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Deputetja e “LSI”-së, Ambra Borova, e cila duhej të bënte në Parlament betimin si deputetja më e re, mungoi në këtë ditë të rëndësishme për një arsye më madhore.

Kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi, tregoi se ajo kishte “arsyet e saj objektive më madhore”.

Në fakt, sipas “Report tv”, Ambra ndodhej në maternitet, ku ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Kujtojmë se ajo është vajza e muzikantit të njohur shkodran, Luan Borovës.