
Këngëtarja e hitit” Maniak ki dhimbjes” po vazhdon të përflitet për jetën e saj personale edhe pas ndarjes, shkruan SHQIP.com
Bëhet fjalë për Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi, e cila shpesh përmes rrjeteve sociale u jep mundësi fansave të pyesin rreth asaj që dëshirojnë të dinë më shumë për jetën e këngëtares.
E në lidhje më këtë nuk kanë munguar edhe pyetjet pikante ku ajo është pyetur për ish të dashurin e saj, ndërsa një tjetër e ka pyetur nëse ka qenë e fejuar.
Si duket këngëtarja është lodhur nga pyetjet e njëjta që i bëhen dhe ka treguar një herë e mirë që nuk ka qenë e fejuar.
“Zot i madh. Jo. Deri më sot jam treguar shumë transparente dhe me pas qenë do e kisha thënë për këtë më beso. Po e theksoj, nuk kam qenë dhe nuk është në horizont ajo ngjarje njëherë”, është përgjigjur ajo.

Përndryshe, këngëtarja nga Ferizaj ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi më Brunon të titulluar “ Fiksimi im”, projekt me të cilin kanë marrë pjesë në Këngën Magjike./SHQIP.com