Deri në vitin 2022 nuk ka dasmë në familjen Beckham

Deri në vitin 2022 nuk ka dasmë në familjen Beckham

Djali i futbollistit David Beckham dhe këngëtares, Victoria Beckham, Brooklyn Beckham para pak muajsh i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Nicola Peltz, njofton Insajderi.

Burime afër familjes kishin zbuluar për media të shumta, që familja po organizojnë edhe dasmën tani së shpejti ose të paktën në vitin 2021 – por tani ka një ndryshim plani.

Raportohet se nuk do të ketë dasmë në familjen e famshme deri në vitin 2022.

Sipas raportit, çifti i ri, kishin synuar të martoheshin në shtator 2021, megjithatë, plani është vonuar.

Mirror UK, duke cituar një burim, raportoi se Brooklyn u tha miqve të tij këtë javë se ai dhe Nicola Peltz kanë vendosur të shtyjnë dasmën e tyre deri në vitin 2022 pasi ishte shumë ‘e rrezikshme’ për shkak të pandemisë së Coronavirus-it.

Raporti më tej pretendon se Nicola dhe i fejuari i saj ende konsiderojnë një martesë intime vitin e ardhshëm dhe një aheng të madh në vitin 2022. /Insajderi.com