
Ylli i muzikës pop, Miley Cyrus, ka shpërthyer në lot pasi performoi në koncertin ‘Super Bowl’.
Cyrus përveç spektaklit për fansat, ajo po ashtu është ndjerë e mërzitur për punëtorët e vijës së pare në luftën kundër pandemisë COVID-19, shkruan ‘Daily Star’, transmeton Insajderi.
28-vjeçarja kishte kënduar edhe këngën “Wreking Ball”, me të cilën dëshiron të tregonte se sa e shkatërruar është.
“Po këndoj këtë këngë, Wreaking Ball për të treguar se sa e thyer dhe e shkatërruar jam, çdokush është duke u përballur me probleme të shumta”, është shprehur ajo.
Ky projekt ishte realizuar vite më parë, që përshkruante marrëdhënien që kishte me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth.
Artistja po ashtu këndoi këngën “Prisoner”, derisa iu bashkëngjit edhe ikona e muzikës pop, Billy Joel. /Insajderi.com