“Desh rashë nga dritarja”, Arbenita tregon prapaskenat me Feron

“Desh rashë nga dritarja”, Arbenita tregon prapaskenat me Feron

Që kur e bënë publike lidhjen e tyre modelja Arbenita lsmajli dhe reperi i njohur Fero, janë kthyer ndër çiftet më të  komentuara nga publiku i gjerë.

Ai ka publikuar së fundmi një foto mjaft të këndshme e cila ka marrë shumë pëlqime, mirëpo vëmendjen menjëherë na e tërhoqën dy komente të lëna nga Arbenita.

“Edhe model je, jo veç artist”, shkruan bukuroshja.

Por prisni! Në komentin tjetër ajo ka treguar prapaskenat e fotos së Feros: “Desh rashë nga dritarja duke bërë këtë foto!”