
Presioni për tu dukur sa më bukur (ndonjëherë duke përdorur edhe qasje aspak realiste) është i vërtetë!
E kur së fundmi këngëtarja Adelina Tahiri publikoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ishte e pamundur që ndonjëri nga 417 mijë ndjekësit e saj të mos vërenin ca detaje të ‘dyshimta’.
Në foton tashmë të fshirë nga llogaria e saj në Instagram, u vërenë disa ndërhyrje me Photoshop në krahun dhe barkun e saj.
Gjithsesi, postimi i saj fshirë nuk mjaftoi që fotoja që zhdukej nga interneti, ngase në media po qarkullon fotoja ku janë nënvizur ndërhyrjet e saj.
Së pari, parvazi i derës duket i shtrëmbër nga përpjekja për të tëholluar pjesën e barkut dhe së dyti një gyp përsëri shfaqet i shtrembër aty ku duket se është ndëryhyrë në pjesën e sipërme të krahut.
Më poshtë fotoja e plotë. /Insajderi.com