
Dua Lipa kohët e fundit po përflitet për një romancë të re.
Dua Lipa ka pak kohë që është ndarë nga i dashuri i saj, Isaac Carew, ndërsa tani thuhet se ka nisur luidhje të re, shkruan lajmi.net.
Ajo po përflitet për një romancë me vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid, por që asnjëri nuk e kanë pranuar këtë lidhje.
Këngëtarja ishte e ftuar së fundi në ceremoninë “Silver Clef Awards”, ku edhe është shpërblyer me një çmim.
Ajo ka publikuar disa video në Instagram, nga ndeja që u organizua pas përfundimit të ceremonisë.
Në një prej tyre, shihen duart e një mashkulli, i cili kishte tatuazh në formë H-je, e të njëjtin e ka edhe Anwari.
Nuk dihet sigurtë në duart e këtij mashkulli janë pikërisht të Anwarit, por ky detaj shtoi akoma më shumë dyshimet për lidhjen e dyshes.
Kujtojmë se Dua Lipa së fundi është angazhuar rreth finalizimit të projekteve që do të jenë pjesë e albumit të saj të ri.