Detaje të reja për bashkëpunimin mes Miley Cyrus dhe Dua Lipës

Detaje të reja për bashkëpunimin mes Miley Cyrus dhe Dua Lipës

Miley Cyrus u ka premtuar fansave të saj se bashkëpunimi i saj i ardhshëm me Dua Lipën ka të ngjarë të lansohet “shumë shpejt”, njofton Insajderi.

Duke folur për radio stacionin spanjoll “Cadena 100”, Cyrus tha që bashkëpunimi është “një përzierje e përkryer e të dyjave” dhe shtoi: “Unë jam shumë krenare për këtë”.

Cyrus thotë se fansat e kanë kërkuar bashkëpunimin pa reshtur dhe se ata “mund të presin diçka shumë shpejt”.

Ky lajm vetëm disa javë pasi ajo zbuloi se Lipa dhe Billy Idol do të përfshihen në albumin e saj të ri. /Insajderi.com

Burimi: NME