Detaje të reja për martesën e Johnny Depp – Aktori e quante shtrigë gruan e tij në mesazhet e dërguara mikut të tij

Detaje të reja për martesën e Johnny Depp – Aktori e quante shtrigë gruan e tij në mesazhet e dërguara mikut të tij

Në ditën e dytë të gjyqit mes yllit Johnny Depp dhe ish gruas së tij Amber Heard, po dalin detaje të reja nga martesa e tyre.

Aktori është duke u përballur me gjykatën pasi akuzoi për shpifje të përditshëm britanike “The Sun”  e cila e ka quajtur “rrahës i grave” në 2018 dhe gruan e tij Amber Heard, raporton Top Chanel, shkruan Insajderi.

Gjatë ditës së dytë të gjykimit dolën në pah mesazhe të ndryshme të aktorit. Në një nga mesazhet Depp i shkruan mikut të tij Paul Bettany “se mund të kryente marrëdhënie me trupin e vdekur të Amber”.

Disa prej akuzave të tjera të paraqitura në gjykatë që morrën vëmndjen e mediave ishin :

Depp ka përdorur dhunë fizike ndaj Heard kur ajo u tall me tatuazhin “Wino Forever”, tatuazh të cilin e kishin ndryshuar pas përfundimit të lidhjes me aktoren Winona Rider, e cila është një nga dëshmitaret për këtë proces.

Akuza tjetër thotë se Johnny Depp merrte kokainë gjatë periudhës kur duhej të ishte duke bërë dukumentarin për Keith Richards.

Në mesazhin e dërguar mikut të tij Bettany, Depp shpreh dyshim në shaka e sipër nëse gruaja e tij është shtrigë.

“Le ta djegim Amber” thotë Depp. Miku i tij Bettany përgjigjet: “Nuk mendoj se duhet ta djegim. Ajo është shoqëri e mirë dhe e pashme. Nuk jam i sigurt se është shtrigë. Le të bëjmë fillimisht testin e mbytjes. PS: Unë kam një pishinë.”/Insajderi.com