Ylli i pop-it, Rita Ora është vendosur që të rikthehet në fund të këtij muaji, me këngën e saj të re që mban titullin “Flame”, njofton Insajderi.
Kënga që po e rikthen këngëtaren është shkruar në bashkëpunim me Dan Smith dhe MNEK.
Një burim për gazetën “The Sun”, ka zbuluar: “’Flame’ ëshë shkruar para ca kohësh dhe ka potencial të madh”.
“Ishte një zgjedhje e natyrshme që ajo të ishte pjesë e filmit, sepse i shkon goxha”.
Kënga “Flame” është vendosur të jetë pjesë e filmi “Twist” produksion ky i Sky Cinema, i cili do të lansohet me 29 janar.
Në këtë film edhe Rita Ora ka një rol. Ajo do të luajë versionin femër të The Artful Dodger, hajduti i mitur pjesë e bandës së udhëhequr nga Fagin që e portretizon aktori, Sir Michael Caine. /Insajderi.com