Detaji i njejtë i videoklipeve më të klikuara të verës

Detaji i njejtë i videoklipeve më të klikuara të verës

Popullaritet i këngës “Wild Thoughts” është duke u rritur aq shumë saqë kjo këngë është rrugës për të thyer shikueshmërinë e këngës më të dëgjuar ndonjëherë,“Despacito”.

Kjo këngë e cila instrumentalin e ka të huazuar nga origjinalja “Maria maria”, është duke frymëzuar artistë mbarë botën, e sidomos artistët kosovarë.

Spoti i Wild Thoughts njihet për ngjyrat dhe fishekzjarrët e shumtë në video.

Vetëm një muaj pas publikimit të Wild Thoughts, vjen Baba Stars me këngën e titulluar “High 4 real”.

Titulli i këngës të jap përshtypjen se i këndojnë konsumimit të kanabisit, por pak përmendet marihuana në këngë, e fare hiq shihet në spot.

Përmbi një garazhe, të gjithë pjestarët e grupit Baba Stars janë duke kënduar dhe në prapavi shpërthejnë fishekzjarrët, sikurse tek Wild Thoughts.

Një dit pas këngës së Baba Stars, publikon Nora Istrefi dhe Gjiko këngën e re verore të titulluar “Gabime”.

Në fund fare të spotit, Nora dhe këngëtari nga Peja, Gjiko, këndojnë mbi kulmin e një ndërtese. Fishekzjarrët fillojnë të shpërthejnë prapa këngëtarëve dhe kështu përfundon spoti.

Këto dy video spote nuk janë të fundit që janë inspiruar nga super hiti amerikan që futi në trend të video spoteve shqiptare, fishekzjarrët.

Edhe këngëtaret nga Shqipëria, Aureola Gace dhe Fifi, kanë sjellë gjatë muajit korrik këngën më të re të titulluar, “s’nuk”. Në mes të video spotit shpërthejnë fishekzjarrët.

E i pari nga të gjithë, kishte përdorur fishekzjarret Gent Fatali dhe Eri Dee në këngën e titulluar “Fishekzjarrët”.  Kjo këngë e realizuar në verën e vitit 2016, është i mbushur me shpërthime të fishekzjarrëve pasi që edhe vet këngëtarët ju këndojnë atyre.

Mund të themi se kjo këngë ka frymëzuar artistët shqiptarë për fishekzjarrët në video spote, por vetëm pas Wild Thoughts është filluar të vërehet fryma e re e eksplozivëve./Insajderi.com